• |
ide | kryesore

EMRAT/ Identifikohen viktimat dhe të plagosurit e aksidentit të rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në aksidentin tragjik që ndodhi në aksin Levan Levan-Tepelenë të mbrëmjes së enjtes sotme është janë identifikuar edhe dy personat që humbën jetën.

Bëhet fjalë për punonjësin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Sokrat Lela, i cili ndërroi jetë së bashku me vjehrrën e tij 78 vjeç, si pasojë e aksidentit tragjik. Ndërsa mbetën të plagosur katër persona të tjerë.

Automjetet tip “Zafira” dhe “Ford” janë tërësisht të shkatërruara dhe transportohen me urgjencë të plagosurit. Ndërsa makina e morgut ka marrë dy trupat e personave që kanë ndërruar jetë.

Sipas policisë kanë ndërruar jetë Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja Bylyre Salaj, 78 vjeçe (vjehrra e Sokratit) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja Fatbardha Lelaj, 53 vjece, bashkëshortja e Sokratit.

Ndërsa janë plagosur shtetasit Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran (drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *