• |
ide | kryesore

Falsifikim dokumentash, Ekuador drejt përjashtimit nga Botërori: Kili pret të niset për Katar

-Instant, F1, Sport



Ekuadori është gjithnjë e më pranë përjashtimit nga Kupa e Botës. Sipas transmetuesit meksikan TV Azteca, FIFA tashmë ka vendosur për largimin e tyre dhe se vendin e lirë do ta zë Kili, i cili përfundoi i shtati në raundin kualifikues. Njoftimi zyrtar duhet të arrijë brenda dy ditësh. Cështja e inkriminuar lidhet me impenjimin e Byron Castillos, i cili ka falsifikuar dokumentet e lindjes.

Eduardo Carlezzo, avokati i Federatës Kiliane të Futbollit, i ka paraqitur FIFA-s provat kundër futbollistit, i cili ka lindur në Tumaco të Kolumbisë, pra jo në Ekuador. Tezë që sipas disa thashethemeve është konfirmuar edhe nga vetë komisioni hetimor ekuadorian. Castillo u rreshtua 8 herë në fushë gjatë kualifikueseve për Katar 2022, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në kualifikimin e kombëtares së tij, e cila përfundoi e katërta në grup. Vendin e Ekuadorit duhet ta zë Kili, i cili përfundoi i shtati, por që u përball dy herë me Ekuadorin me Castillon në fushë, duke barazuar ndeshjen e parë dhe duke humbur të dytën. Me 6 pikët që do të fitonte nga pavlefshmëria e këtyre dy ndeshjeve, kombëtarja e Eduardo Berrizzos do të ngjitej në kuotën e 25 pikëve, duke parakaluar Perunë dhe Kolumbinë, ndaj të cilëve Castillo nuk ka luajtur kurrë.

Nga ana tjetër, shpresat janë shumë të pakta për Italinë e Roberto Mancinit, e cila në realitet do të ishte e para në kuotim, në rast se FIFA do të zgjedhë të promovojë kombëtaren me renditjen më të lartë që ka mbetur jashtë Botërorit. Një kriter që, përveç ndonjë kthese të bujshme, nuk do të përdoret.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *