• |
ide | kryesore

Flet Meta/ A do ketë një tjetër shtrëngim duarsh me Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama pas 25 korrikut. Meta u shpreh në “Open” në News 24 se Rama ka zgjedhur rrugën e cenimit të interesave kombëtarë ndërsa me ironi shtoi se ai nuk ka asnjë lidhje me të majtën.

“Rama është autori kryesor i dëmtimit të shtetit përmes goditjeve që i janë dhënë institucionit të presidentit. Ka synuar të jemi të dytët në botë për korrupsion.

Na ka ngelur edhe pak që të dalim të parët. Unë mendoj se Rama është vetë i përjashtuar në këtë proces sepse ka zgjedhur edhe rrugën e cenimit të interesave kombëtarë. Nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka e majta me zotit Rama.

Kemi vënë re që qëndrimi përsa i takon pandemisë dhe shtresave më të varfëra të vendit dhe problemeve sociale është një qëndrim jo vetëm i mjeruar por edhe fyes dhe përjashtues. Kujdesi është vetëm për kryerjen e kontratave konsescionare”, – deklaroi Meta.



3 Comments

  1. Likja deklaron se nuk është i majtë.
    Ndërkaq edhe për Ramën e Berishën duket se ka po këtë mendim, pra që nuk janë të majtë.
    A mos vallë “ideollogjia dridhe Like” e kameleonizmit politik, ishtë tipari i përbashkët i “trekëndëshit të Bermudës” ?

  2. Likja pretendon se është përfaqësues i shqiptarëve apo i popullit,
    Do ta besonim këtë, nëse si kryeministër i PS dotë ishte zfgjedhur nga votat e popullit e jo vetëm të komunistëve,
    Do ta besonim se si president është zgjedhur direkt nga populli e jo nga Partia socialiste, ish Partia e Punës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *