• |
ide | kryesore

Goditet me makinë një efektiv policie në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Durrësit mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një automjet që lëviste në sens të kundërt nuk i është bindur urdhrit të patrullës së policisë për të ndaluar dhe ka marrë përpara një efektiv policie.

News 24 raporton se policia është vënë në ndjekje të automjetit që shtypi policin dhe mundën t’a ndalonin atë në rrugicat e lagjeve. Në brez i eshte gjetur nje pistolete.

Efektivi është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende më shumë rrethana nga ngjarja dhe identiteti i personit që goditi policin me makinë. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *