• |
ide | kryesore

“Hafizi? Kush është ky më falni?”: Reja injoron kritikat nga ekrani dhe kujton: “A nuk humbisnim në Islandë?”

-Instant, Sport, Video



Nga skema te coroditja taktike. Kritika Edoardo Reja është mësuar ti marrë në cdo kohë, por ato të ish-teknikut të kombëtares Astrit Hafizi, po bëhen shumë të zakonshme e gati tendencioze. Ndoshta italiani edhe mund ta anashkalonte, nëse nuk do ia kishin sjellë në vëmendje në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Izraelin për Ligën e Kombeve: “Kritikat e Hafizit? Kush është ky më falni? Secili është i lirë të shprehë vlerësimet e veta. Mua nuk më intereson shumë gjykimi i të tjerëve, dua të shoh në shtëpinë time. Ne kemi bërë edhe gjëra të mira, kemi bërë edhe ndeshje të mira. Por jo gjithmonë mund të luash mirë – u përgjigj Reja, duke rritur dozën e ironisë -. Kritikat janë për çdo trajner. Në Itali janë 50 milionë trajnerë, në Shqipëri sa janë? 10 milionë? Është e drejtë që të ketë kritika se nëse bëhen mirë mund të të simulojnë për të përmirësuar edhe lojën, edhe fazën ofensive”. “Ka disa raste ku nuk ia del. Durim, çfarë t’i bësh! Nuk është se mund t’i gjuaj me pushkë. Edhe unë do të dëshiroja që të luanim mirë, por jo gjithmonë mund ta bësh, është normale kjo, sidomos në këtë periudhë të kampionatit”.

“Ato ndeshje të mëparshme me Izraelin janë ndeshje të historive të tjera. Tani ata kanë lojtarë të tjerë dhe po jetojmë realitete të ndryshme. Ndaj nuk mund të marrim diçka nga e kaluara, edhe pse ekipi ka ndonjë lojtar si atëherë. Është një skuadër që vrapon shumë, lojtarët që ka janë ofensive dhe të shpejtë, edhe krahët e mbrojtjes marrin pjesë në aksione ofensive. Kjo mënyrë loje mund të lërë hapësira ku ne duhet të shfrytëzojmë, sidomos sa i përket fazës mbrojtëse. Të mos i lejojmë atyre që të krijojnë superioritet numerik dhe te nisemi me shpejtësi. Kjo është mënyra taktike që duhet të bëjmë mirë këtë ndeshje dhe të mundohemi ta fitojmë.

Reja nuk ka dashur të zbulojë asgjë në lidhje me formacionin, edhe pse në një farë mënyre ka treguar se Uzuni e Broja janë gati: “Nuk e kam zakon të them se kush luan para ndeshjes. Janë mirë të dy. Uzuni u shërua dhe kur u kthyem tregoi se është në gjendje 100%. E njëjta për Brojën. Kush do luajë, do e ruaj për nesër, kur t’u them djemve”. Pavarësisht se nga Islanda u kthye me një pikë, Reja inkurajon të tijtë për disponibilitetin në një kohë kur të gjithë mezi presin të marrin pushimet: “Duhen falënderuar që kanë sakrifikuar, bëmë një grumbullim tre javë, u treguan të aftë që dëgjuan trajnerin që u çan dërrasat çdo ditë e do që të impenjohen. Me raste bëhet e pamundur. Kjo është skuadër që pranon, nga aspekti i karakterit është ekip që ka treguar përkushtim ndaj federatës, kësaj kombëtareje, i duhen bërë komplimente”.

Në fund, italiani ka shigjetuar edhe të gjithë ata që vazhdojnë dhe sulmojnë rezultatin në Reikjavik, që duhet thënë më tepër lidhet me nivelin e performancës se me vetë 1-1 e parë në transfertë në historinë e kuqezinjve: “Në Islandë ne kemi humbur gjithmonë apo jo? Tani u kthyem me një pikë. Ndaj na shkoi për shtat në një farë mënyre”, përfundoi Reja.



2 Comments

  1. Ky Hafizi po behet i bezdisshem, Cdo trajner e sulmon, me te vetmen arsuye qe te zgjidhet ai, Po Hafizin e kemi pasur njehere trajner dhe e dime per rezultatet e dobeta qe arrinte, ca do me qe nxin punen e te gjithe trajnereve qe vijne? Turp te kesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *