• |
ide | kryesore

I shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 24-vjeçari në Tepelenë

-Instant, Lajme, Të fundit



Endri Kokona, i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje është arrestuar nga policia e Tepelenës.

“Shërbimet e Komisariatit bazuar në  informacionet e marra në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Endri Kokona, 24 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 7 muaj burgim.

Në datën 04.07.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. I.

Materialet në ngarkim të shtetasit Endri Kokona i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *