• |
ide | kryesore

“Italia mund të fitojë Kupën në Katar”: dikush t’i thotë çfarë ka ndodhur, Kane lë nam në transmetim direkt

-Instant, Sport



Gafa e bujshme e Harry Kane. Lojtari, pas ndeshjes mes Anglisë dhe Gjermanisë, foli për Botërorin e ardhshëm dhe përmendi Italinë si finaliste dhe fituese të mundshme të Katarit 2022. Ndoshta, i dashur Harry, por dikush duhet t’i thotë se të kaltrit nuk u kualifikua në Kupën e Botës në nëntor.

Në Allianz Arena në Mynih, skuadra e Gareth Southgate u përball me vendasit për ditën e dytë të Grupit C të Ligës së Kombeve. Ndeshja u mbyll me barazim 1-1, falë golave të Jonas Hofmann për gjermanët dhe kapitenit anglez Harry Kane, një nga figurat që me siguri do të jetë i pranishëm në Botëror.

Pas ndeshjes, një gazetar i kërkoi sulmuesit të Tottenham një parashikim për Katarin 2022. Konkretisht, cilat ishin skuadrat favoritë për të fituar Botërorin e ardhshëm. 28-vjeçari ka përmendur disa skuadra të Amerikës së Jugut dhe disa skuadra evropiane, por ka bërë një gabim qesharak duke përfshirë Italinë në mesin e favoritëve për fitoren finale: “Ka shumë ekipe të mira, ka fuqi evropiane si ne, Gjermania, Franca, Spanja, Italia. Janë pastaj edhe Brazili, Argjentina. Ka shumë skuadra të forta në mbarë botën. Për të fituar Kupën e Botës duhet të jesh në një nivel shumë të lartë për shtatë ndeshje”.

Një gabim live në TV që bëri menjëherë xhiron e botës. Italia në fakt nuk do të marrë pjesë në kampionatin botëror të FIFA-s dhe për këtë arsye nuk mund të jenë ndër favoritët për fitoren përfundimtare. Skuadra e Roberto Mancinit u eliminua çuditërisht nga Maqedonia e Veriut në play-off. Për të dytën herë radhazi, të kaltrit nuk do të marrin pjesë në Botëror. Nga ana tjetër, Anglia e Kane do të marrë pjesë dhe është ndër favoritët.

Pesë muaj para fillimit të Botërorit priten dy ndeshjet e fundit kualifikuese. Kanë mbetur edhe dy playoff për të luajtur, njëra mes Kosta Rikës dhe Zelandës së Re dhe tjetra mes Perusë dhe Australisë. Të dyja do të luhen në mes të qershorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *