• |
ide | kryesore

Jo vetëm Broja: nga Islanda te Izraeli, Reja mendon të ndryshojë gati gjysmën e formacionit

-Instant, Sport



Pas 1-1 në Islandë, në dispozicion të teknikut Italian rikthehen xhevahirët e munguar në transfertën e Rekjavikut, duke nisur nga dyshja e shumëpritur e sulmit Broja-Uzuni, deri te forma Bajrami e Asllani që kanë rigjetur kondicionin fizik. Mungesa e vetme e sigurtë është Odise Roshi, që nuk do të ketë minuta as në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Fakti që Broja ka kryer stërvitje me ngarkesë të plotë dhe është shfaqur në gjendje të mire e bën sulmuesin shkodran favoritin kryesor për të nisur si titular, bashkë me Uzunin, që ka lënë seancat individuale për të përballuar me sukses punën me grupin. Dyshja sigurisht që duhet të mundë konkurencën e Seferit e Cikalleshit që në anën e tyre kanë më tepër stabilitet fizik, por anemia e shfaqur në Rekjavik mund ta bëjë Rejan të provojë dyshen e re favorite, që mund ti krijojë problem të mëdha prapavijës së Izraelit.

Në anën tjetër, performance e mesfushës në ndeshjen e parë, përjashtuar Abrashin, nuk i shpëtoi kritikave, kështu që disa minuta të Asllanit në Islandë dhe stërvitjes intensive pas kthimit në Shqipëri e bëjnë mesfushorin e Empolit të jetë më në avantazh ndaj Gjasulës. Të njëjtin pretendim ka edhe Bajrami, fantazinë fine të të cilit Cekici nuk mundi ta zëvendësojë dot. Ndërsa pjesa tjetër me Balliun e Hysajn në krahë e Abrashin në qendër nuk ndryshon, ashtu si edhe prapavija e gjitha e rikonfirmuar me Berishën mes shtyllave i mbrojtur nga Kumbulla, Ismajli e Gjimshiti, që ka kështu rastin të shlyejë gabimin e bërë katër ditë më parë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *