• |
ide | kryesore

Julie Andrews zbulon nëse do të ketë një vazhdim të ‘The Princess Diaries’

-Instant, Paparazzi, Slider



Julie Andrews nuk e imagjinon veten të luajë përsëri mbretëreshën Clarisse Renaldi.

Në një intervistë për The Hollywood Reporter, aktorja  tregon pse nuk parashikon të rikthehet për herë të tretë në The Princess Diaries.

“Mendoj se do të ishte tepër vonë për ta bërë atë tani. U fol për një vazhdim shumë e shumë vite më parë. Dhe Garry pastaj na la,” taajo për regjisorin Garry. Marshall, i cili vdiq në vitin 2016. “Sidomos për mua, tani është shumë larg për t’u kthyer në të. Është një mendim i bukur, por nuk mendoj se ndoshta do të ishte e mundur.”

Hezitimi i Andrews për të bërë një film të tretë të Princess Diaries është një lajm i ri. Në vitin 2019, aktorja, Anne Hathaway, zbuloi në Watch What Happens Live With Andy Cohen se kishte një skenar për një film të tretë.

“Unë dua ta bëj. Julie Andrews dëshiron ta bëjë atë. Debra Martin Chase, producentja jonë, është dakord ta bëjë atë,” u shpreh Hathaway në atë kohë. “Të gjithë duam që kjo të ndodhë”.

“Thjesht nuk duam nëse nuk është perfekte sepse ne e duam po aq sa ju djema e doni atë”, shtoi ajo. “Është po aq e rëndësishme për ne sa është për ju, dhe ne nuk duam të ofrojmë asgjë derisa të jetë gati, por ne jemi duke punuar për të.”

Dhjetë muaj më vonë, në një intervistë me ET, Julie zbuloi se po flitej për një film të tretë  dhe vuri në dukje se ajo do të ishte në bord nëse Anne Hathaway “do të donte që unë të isha”.

Sa i përket vonesës në projekt, aktorja shpjegoi: “Mendoni se sa vite kanë kaluar që kur doli. Dhe Hathaway është]një zonjë e zënë. Dhe unë kam qenë një zonjë e zënë.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *