• |
ide | kryesore

Konfiskohen 4 mijë fishekë në pikën kufitare të Jarinjes, arrestohet një serb

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Oficerët doganor të Kosovës, kanë parandaluar sot futjen ilegale të 4 mijë copë fishekëve në pikëkalimin kufitar të Jarinjes.

Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se në pranga ka rënë një shtetas serb, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës.

Sipas mediave të Kosovës, dogana ka njoftuar se sekuestrimi i fishekëve u bë gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve në hyrje, ku brenda automjetit të shtetasit serb, janë gjetur gjetur të fshehura në bagazh municione.

“Kontrolli detal ka zbuluar municion si në vijim 39 pako x 50 copë të llojit AUTO FMT 71gr/4.6gr gjithsej 1950 cope, 41 pako x 50 copë të llojit 9mm LUGER FMJ 124gr/8.0gr gjithsej 2050 cope. Gjithsejtë 4000 copë. Rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës thotë se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *