• |
ide | kryesore

Meta në “paqe” me Yuri Kim, ambasadorja e fton në darkën speciale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta duket se ka hyrë në një stinë të mirë raportesh me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Ai është takuar sot me të në një aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

“Si pjesë e kremtimit tonë të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pati nderin të ftonte të gjithë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që nga viti 1991 për një darkë speciale në Ryerson House: Gëzuar, edhe njëqind!” – shkruan ambasada e SHBA-ve.

Ky është takimi i dytë mes Metës dhe Yuri Kim pas një viti me fërkime dhe deklaratash sidomos në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Asokohe Meta bëri deklarata të forta kundër saj. Por ndonëse raportet tashmë mes tyre mund të jenë rregulluar, kujtojmë që kreu i shtetit është shmangur nga zyrtarët e lartë amerikanë që kanë vizituar Shqipërinë përgjatë këtyre kohëve, përmendim këtu Karen Donfried. Escobar etj. ©LAPSI.al

 



12 Comments

  1. Rrezik i kan thene nuk te nxjerrim nongrata po sulmove Berishen. Po Likja sma merr mendja se e han karremin.

  2. U ka ardh ne maje hunde Rama,sidomos pasi Lavrovi ua nxorri sekretin, dhe tani do bashkojne te gjithe per ta rrezu Ramen

  3. “Darka e fundit” eshte nje pikture sa e bukur, aq edhe e trishte, se jep 12 dishepuj qe Jezusi i mblodhi, pa e ditur se do ta benin therror.

    Njerezimi nuk meson shume nga historia, goje dhenat e legjenda, ndonese ato jane esenca e filozofise.

  4. Si shpjegohet qe likja ja fut karin dor per dor liderit te veliaj pederastit dhe spirozvarranikes , ma Yahoo …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *