• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare Vitore Sallaku

-Instant, F1, Paparazzi



Akrobatja Vitore Sallaku është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Vitore Sallaku vinte nga një familje e persekutuar prej sistemit komunist, ku babain Lorenc Rashën e pushkatuan. Mirëpo, falë talentit  të saj, të ndjerës nuk ia ndërprenë të drejtat e studimit në Kinë dhe Ish-Bashkimin Sovjetik.

Si një nga akrobatet më të spikatura të cirkut, Vitore u nderua në tetor të vitit 2021 me titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Për vdekjen e saj ka reaguar edhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti përmes një statusi në rrjetin social, Facebook.

“Një grua e rrallë, energjike, një artiste e talentuar, një nga themelueset e Cirkut shqiptar, u nda nga ne. Akrobatja Vitore Sallaku ka lënë pas kaq shumë kujtime të bukura dhe u ka falur kaq shumë gëzim njerëzve, saqë largimi do të jetë vetëm fizik! Ajo ishte dhe do të mbetet një shkollë për brezat e rinj!”, shkruan ministrja./Lapsi.al

No description available.



2 Comments

  1. Pjesa ku zorraxhinjte e pushtetit si km, ministra, deputete, presidente…. etj. marrin ne dore te vulosin kujtimin e nje njeriu te shquar eshte pjesa ku ti nuk ke mban dot te vjellen, edhe pse mbreme ia dole pas 3-4 shisheve verë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *