• |
ide | kryesore

“Për gabimin kam parë se keni qejf të flisni”: Gjimshiti i kthehet keq gazetarit në konferencë

-Instant, F1, Sport, Video



Berat Gjimshiti sic duket po e vuan shumë gabimin e bërë kundër Islandës në debutimin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve, që përfundoi 1-1, me vendasit që barazuan golin e Seferit pikërisht nga një gabim i qendërmbrojtësit të Atalantës. Lojtari, i paraqitur në konferencë për shtyp në krah të trajnerit, e ka konsideruar provokim konstatimin e gazetarit se ndodhej aty si inkurajim për gabimin e bërë: “Duhet të pyesësh trajnerin për zgjedhjen në intervistë – reagoi keq Gjimshiti -. Për gabimin kam parë se keni qejf të flisni. Në çdo punë, të gjithë bëjnë gabime, ajo korrigjohet në ndeshjen tjetër”.

Në fakt, në konferencë ishte lajmëruar kapiteni Etrit Berisha, por në castin e fundit është ndërruar me Gjimshitin, gjest që u perceptua si inkurajim e mbështetje nga kuqezinjtë për lojtarin, që vetëm sa tregoi se nervozimi nuk i ka kaluar. “Sigurisht që kemi diskutuar, në ndeshjen e fundit kemi bërë gjëra mirë, por mungonte pasimi i fundit i saktë. Ai ishte problemi me Islandën, shpresoj ta përmirësojmë në këtë ndeshje”, tha mbrojtësi.

Në lidhje me ndeshjen e të premtes, Gjimshiti ka bërë një analizë të shpejtë: “Izraeli ka një skuadër ofensive shumë te mirë, ka lojtar te shpejtë, do shikojmë forcat tona te mbrohemi mirë por edhe te sulmojmë mirë sepse nëse shënon fiton. Besoj se në fazën defensive nuk kemi shumë probleme – tha lojtari, duke shtuar – Çdo ekip ka shanset e veta për të dalë i pari, kush jep më shumë në fund merr vendin e parë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *