• |
ide | kryesore

Po me urën ç’pati Rama?

Blog



Ura që lidh Velipojën me Ulqinin do të ishte me të vërtetë punë me vlerë, kur të kryhet. Prandaj duhet mbështetur si projekt. Njësoj si me rrugët Deçan-Plavë, apo Prizren-Tetovë.

Por, ura mes Velipojës e Ulqinit nuk është meritë e Ballkanit të Hapur dhe as nuk ka lidhje me të. Sepse në radhë të parë, Mali i Zi nuk është pjesë e Ballkanit të Hapur, dhe siç u konfirmua nga Gjukanoviçi, nuk do të bëhet pjesë deri në momentin kur Serbia nuk drejtohet nga rusofilë.

Në radhë të dytë, ura mes Velipojës e Ulqinit është pjesë e autoudhës Adriatiko-Joniane, e cila synon të lidhë me infrastrukturë rrugore, hekurudhore dhe energjetike bregun nga Triesta deri në Kallamatë. Pjesë e të njëjtit projekt me fonde e kredi kryesisht evropiane, është edhe tuneli i Llogarasë.

Nuk ka nevojë për pi-ar të lodhur. Bashkëpunimi rajonal, siç e tha ambasadori Eskobar, do të jetë i suksesshëm vetëm kur janë pjesëmarrës në nivel të njëjtë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Pra Ballkani i Hapur aktualisht është i pasuksesshëm sepse nuk i përmbush këto kushte të përmendura edhe nga Eskobari.
Marre nga facebook i autorit Arber Zaimi. Titulli i redaksisë



6 Comments

  1. Njesoj si me Sazanin, Ndodhi nje zjarr i papritur ne Sazan (qe e u kuptua dje se pse paska ndodhur) dhe dje ne Oher u be pjese e propagandes, qe dmth kur te jemi ne Open Balkkan na ndihmon Serbia per te shuajt zjarret, apo kur ka mungese gruri, na jep Serbia, a thua se po e jep falas ate grure Serbia,apo qe nuk eshte interesi i Serbise qe te shese te gjithe mallin e saj, dhe te falimentoje fermeret shqiptare ne Ballkan. RIP Open Ballkan

  2. Shume mllefe, absurditete,pakenaqesira, lavderime, mburje e sajesa te kota mendjemadhesie etj vese nga te gjitha palet. Duam njerez qe mendojne pozitivisht e qe punojne per njerzit. Urrejtja per gjithçka per per çdo njeri nuk sjell progres. Eshte e lodhshme e jo produktive te jetosh ne nje ambjent te helmuar!

    1. Ne pamje te pare, ke pjeserisht te drejte, por ironikisht ti flet per progres, e keto qe thua , i thua me fjale te pergjithshme, por nuk ben progres e ti thuash konkretisht. Kush po ben lavderime? Per cfare sajesa flet?Kush mendjemadh? Thuaje o zoteri se ketu fillon cdo gje,qe ta thuash troc ate qe mendon se u bene te gjithe politikane. Per cilin politikan apo ndoshta e ke edhe per komentues atehere per ke konkretisht e ndoshta e degjon dhe permiresohet? Dhe gabimi tjeter qe ben, eshte se e shperndan fajin e barazon. Jo , 90% te fajeve i ka Rama, kete e dime te gjithe, pavaresisht se noshta si perkrahes i Rames te vjen keq ta pranosh

    2. Astrit Serb Bythqiri kur serbia te paguaje demshpernlimet e luftes dhe te njohi Kosoven atehere edhe mbase mund te mendojme per paqe o Gjak prishur tradhetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *