• |
ide | kryesore

Policia jep detaje për aksidentin me 2 viktima dhe 4 të plagosur në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje rreth orës 20.20 në aksin Levan – Tepelenë në afërsi të fshatit Buzëmadh.

Burime paraprake të policisë flasin për 2 viktima dhe 4 të plagosur. Rrethanat janë ende të paqarta, por dihet se një automjet “Zafira” dhe një “Ford” janë përplasur me njëri – tjetrin. Mediat raportojnë se 2 viktimat dhe një i plagosur ndodheshin së bashku në një automjet.

Zjarrfikësja, policia dhe 3 ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Një grup hetimor i policisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Kjo eshte shqiperia e vertet se na çanë k…keta te policise dhe ju mediat e lodhura. Jo po makina inteligjente po ben namin, jo po polician ne aksion, jo po namin me gjoba. K..ne p..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *