• |
ide | kryesore

“PSG bëj gati 60 milionë euro”: Inter i vendos çmimin Skriniar e ka gati rinovimin

-Instant, Sport



PSG dëshiron Milan Skriniar dhe sigurisht që nuk tingëllon e çuditshme pasi është një nga lojtarët më të mirë të qendrës së mbrojtjes në qarkullim. Kështu që interesimi i klubit francez është legjitim, ashtu si edhe përgjigjia me mirësjellje e Interit, se sllovaku, me të cilin tashmë kanë vendosur gjithçka për rinovimin e kontratës, vlen jo më pak se 60 milionë. Vlera e bën merkaton dhe konsiderata e asetit në fjalë, kështu që askush në Milano nuk ka ndërmend ta përshëndesë, apo edhe më pak akoma ta shesë lirë atë që konsiderohet top-player dhe lider në dhomat e zhveshjes. Sidomos pasi vetë Skriniar te Inter po shkon mirë dhe është gati të zgjasë kontratën e tij që skadon në 2023.

E nëse parisienët do të insistonin – përgjigja e parë e zikaltërve e ftohu interesin, por gjithçka sugjeron se është vetëm një pauzë për reflektim – atëherë si klubi ashtu edhe lojtari do të vlerësojnë situatën dhe ofertën, por vetëm, padyshim, në kushte të caktuara. Shitja e mundshme e Skriniar, do të kompensohej teknikisht nga Bremer me të cilin Interi tashmë ka një marrëveshje të përgjithshme. Nga pikëpamja taktike, një zgjedhje racionale, duke marrë parasysh karakteristikat e ngjashme të të dyve, të ndryshme nga ato të Bastonit që përfaqësojnë një pazëll të ndërtuar brenda skuadrës së zikaltërve. PSG e bëri lëvizjen e tij, Interi u përgjigj, Skriniar pret të mësojë më shumë. Në Viale della Liberazione, megjithatë, gjithçka është gati dhe e përgatitur për nënshkrimin e rinovimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *