• |
ide | kryesore

Renato Sanches, lojtari i ri i Milan: ja shifrat e akordit e kur pritet firma

-Instant, Sport, Video



Milani e kërkonte prej një muaji, por ditët e fundit kuqezinjtë kanë fundosur goditjen. “Klubi do ta mbyllë për Renato Sanches javën e ardhshme. Për Lille do të shkojnë 28 milionë, ndërsa për lojtarin 3.5 milionë në vit për 4 sezone”, tregon ekskluzivisht për Chiamarsibomber eksperti i njohur i merkatos, Nicolò Schira. Portugezi do të marrë vendin e Franck Kessié, i cili është në prag të kalimit te Barcelona.

Renato Sanches është një mesfushor qendre i fortë fizikisht dhe me shumë teknikë. Për nga karakteristikat ai është i ngjashëm me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë edhe pse në fillim të karrierës së tij ai krahasohej me Clarence Seedorf për të cilin ka thënë gjithmonë se e ka frymëzuar. I rritur në skuadrat e të rinjve të Benfica-s, me fanellën e Encarnados, ai u evidentua shumë i ri dhe u bë menjëherë titullar në sezonin e tij të parë mes profesionistëve.

Në vitin 2016, Bayern Munich e bleu atë për 35 milionë euro, por ai nuk u ambjentua kurrë në Gjermani dhe pas një viti zhgënjyes u dërgua në huazim te Sëansea në Premier League. Në Angli, megjithatë, gjërat nuk shkuan më mirë, edhe për shkak të disa dëmtimeve që e munduan gjatë gjithë sezonit, kështu që ai u rikthye te Bayern vitin pasues. Pas një sezoni tjetër zhgënjyes në Bundesligë, në të cilin ai luajti me pikatore, Lille e bleu atë për 20 milionë në 2019.

Në Francë, Renato Sanches ka rilindur, duke ringritur karrierën e tij që dukej e dënuar në harresë. 8 gola dhe 7 asiste në tre sezone, me fitoren e Ligue 1 2020-2021 si protagonist absolute. Tashmë një sfidë e re e pret te Milani, duke iu përkushtuar një kampionati më të rëndësishëm si ai italian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *