• |
ide | kryesore

RENEA nuk gjen dot Talo Çelën, ndalon shokun e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në kuadër të vazhdimit të operacionit “Plumbi i artë” Forcat RENEA kanë zbarkuar në Elbasan dhe Peqin ku kanë shoqëruar Klemend Xhaferrin i njohur si Kel Çami.

Kel Çami njihet edhe si Shok i Talo Çeles.

Ai u kap nga RENEA tek tregu Ushqimore. Xhaferri është shoqëruar teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij në qytet.

Kel Çami lëvizte me 2 persona të tjerë për të cilët nuk dyshohet se janë të përfshirë në ngjarjen e vrasjes së Pjerin xhuvanit.

Burime konfirmojnë se ndaj Kelmend Xhaferrit ka më shumë se 1 muaj e gjysmë që çështja penale është mbyllur, pasi është vërtetuar se ai nuk ka qëlluar ditën që u vra mjeku psikiatër dhe se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

Burimet bëjnë me dije se Prokuroria e Elbasanit ka administruar të gjitha pamjet filmike të momentit kur është vrarë Xhuvani dhe ka arritur në konkluzionin se Xhaferri nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

Ndërhyrja e RENEA ne Elbasan është kryer me shpresën e kapjes se Talo Çeles, Suel Çeles, Kamer Mehjes dhe Gentian Sharrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *