• |
ide | kryesore

Skandaloze në Skoci-Armeni, hedh shishen e ujit drejt asistentit: as arbitri e as VAR nuk u ndjenë

-Instant, Sport



Një episod i shëmtuar ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Skocisë dhe Armenisë. Mbrojtësi Arman Hovhannisyan u tërbua për një pozicion jashtë loje të pasinjalizuar dhe hodhi një shishe uji në drejtim të anësorit. Lojtari, pavarësisht gjestit dhe pavarësisht VAR-it, nuk u ndëshkua me karton të kuq.

Skuadra e Steve Clarke doli në fushë kundër Armenisë për ndeshjen e dytë të Grupit E të Ligës së Kombeve. Anthony Ralston kaloi në avantazh vendësit pas 28 minutash me një goditje me kokë në krosimin e Stuart Armstrong. Scott McKenna, pas 12 minutash, dyfishoi me një tjetër goditje me kokë. Para fundit të pjesës së parë, mbrojtësi i Nottingham Forest realizoi golin e 3-0 për Skocinë.

Armenët filluan të protestojnë sepse besonin se lojtari kundërshtar ishte jashtë loje, por gjyqtari Sebastian Gishamer dhe asistentët e tij fillimisht injoruan ankesat e tyre. Mbrojtësi i Armenisë Hovhannisyan u zemërua keq dhe bëri një gjest të shëmtuar: mori një shishe uji dhe e hodhi drejt një prej asistentëve të arbitrit.

Në fund, falë ndihmës së VAR-it, goli u anulua. McKenna ishte në pozicion jashtë loje. Hovhannisyan, nga ana tjetër, nuk u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht teknologjisë video në përdorim në Hampden Park, lojtari i shpëtoi ndëshkimit dhe nuk mori madje as karton të verdhë. Skocezi John McGinn i kërkoi arbitrit të vepronte, për gjestin e bërë nga mbrojtësi armen, por Gishamer zgjodhi të mos e bënte.

Ish-sulmuesi skocez, James McFadden, kritikoi zgjedhjen e arbitrit për Premier Sports: “Të merrësh një shishe dhe madje të mendosh ta hedhësh mbi një arbitër dhe tia hedhësh paq. Është e pabesueshme. Ne kemi VAR, ata kanë kamera kudo, ata duhet t’i shikojnë”. Mbetet për t’u parë nëse Hovhannisyan do të dënohet me provë TV.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *