• |
ide | kryesore

“Të dua shumë fort”: një tifoz takon Mané por emocionohet, sulmuesi i kërkon numrin dhe e telefonon më pas

-Instant, Sport, Video



Këto ditë po flitet shumë për Sadio Mané. Sulmuesi në fakt është në qendër të vëmendjes për arsye merkato, por orët e fundit ka tërhequr vëmendjen për mirësinë dhe përulësinë e tij. Lojtari takoi një tifoz i cili u pushtua nga emocionet. 30-vjeçari duhej të largohej, por ka shkruar numrin e tifozit dhe pak orë më vonë e ka telefonuar për një bisedë.

Mané ka dëshmuar edhe një herë se është një nga futbollistët më të thjeshtë. Sulmuesi është në grumbullim me Senegalin dhe, në kuadër të ndeshjes kundër Beninit, rastisi të takonte një tifoz. Ai u pushtua nga emocionet, u mallëngjye dhe e përqafoi dy herë lojtarin e Reds. Sipas faqes së internetit të tifozëve të Liverpool Empire of the Kop, tifozi i tha sulmuesit: “Sadio, të dua shumë fort. Madje kam kontaktuar me njerëzit e fshatit tënd vetëm për të të takuar. Sadio, Zoti të dhëntë jetë të gjatë dhe të mbushtë me shëndet”.

Mané ishte me nxitim dhe duhej të largohej, por para se të largohej, ai i kërkoi tifozit t’i shkruante numrin e tij të telefonit. Lojtari i premtoi djalit se do ta telefononte dhe 30-vjeçari e mbajti premtimin pas ndeshjes ndaj Beninit.

Sulmuesi e telefonoi për një bisedë. Tifozi ishte në autobus me tifozë të tjerë senegalezë, të cilët filmuan skenën. Mané në shtëpi nderohet për paraqitjet e tij në fushë, por edhe për veprimet e tij jashtë fushës. 30-vjeçari shënoi penalltinë vendimtare në finalen e Kupës së Afrikës dhe ishte protagonist edhe për kualifikimin në Kupën e Botës, por sulmuesi vlerësohet gjithashtu edhe për thjeshtësinë dhe bujarinë e tij.

Mané, për shembull, dhuroi rreth 230,000 euro për fshatin e tij të lindjes për të ndihmuar në financimin e një shkolle të re të mesme, në mënyrë që brezi aktual i të rinjve të ketë më shumë mundësi. Falë donacioneve të tij, sulmuesi ka kontribuar edhe në ndërtimin e një spitali, një xhamie dhe një stadiumi sportiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *