• |
ide | kryesore

U përfshinë në sherrin ku mbeti i plagosur një shqiptar, lirohen dy holandezët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka liruar 2 holandezët e arrestuar pas ndeshjes së Conference League me 26 maj. Vendimi erdhi pas daljes së ekspertizës mjekoligjore ku thuhet se shqiptari nuk është në kufijtë e plagosjes së rëndë. Deri në përfundim të hetimeve nga arrest ne burg, holandezët do të kenë masën e detyrimit me paraqitje tek OPGJ dhe bllokimit pasaporte. Davery Boon dhe Denis Howelingen u përfshinë në sherrin ku u godit me sende të forta një shqiptar, i cili mori dëmtime në kokë dhe përfundoi në spital.

Një ditë para finales së të mërkurës së Conference League, tifozët u përfshinë në një sherr të dhunshëm në rrugën e Barrikadave, dhe goditën në kokë me karriget e lokalit një shqiptar 45-vjeçar, që përfundoi i shtrirë në tokë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *