• |
ide | kryesore

Video/ Tragjedi në Argjentinë: një i vdekur dhe 22 policë të plagosur në incidentet në stadiumin Funes

-Instant, Sport, Video



Një i vdekur dhe 22 të plagosur, të gjithë policë, është bilanci i incidenteve të ndodhura dje pranë stadiumit Funes në San Luis, me rastin e ndeshjes së 1/16 së finaleve të Kupës së Argjentinës mes Independiente Rivadavia dhe Velez. Gjithçka nisi kur grupet e ‘barras bravas’ (ultras) të Independiente, të cilët mbërritën me vonesë në stadium, u kryqëzuan me efektivët e forcave të rendit duke nisur përplasjet. Shumë prej këtyre tifozëve tentuan të futeshin në stadium edhe pse ishin pa biletë. Njëri prej tyre, një 26-vjeçar, të dhënat personale të të cilit nuk u dhanë, humbi jetën nga një atak në zemër teksa po tentonte të ‘kërcente’ një prej portave hyrëse. Çdo përpjekje për ta ringjallur atë ishte e kotë. Nuk është hera e parë, ka dy precedentë nga viti 2020 e deri më sot, që mbështetësit e Independiente Rivadavia krijojnë probleme të rendit publik për shkak të të cilëve regjistrohen më pas vdekje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *