• |
ide | kryesore

Zyrtari ukrainas: Gjenden qindra trupa nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Mariupol

-Instant, Lajme, Planet



Qindra trupa janë gjetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Mariupol, sipas një këshilltari të kryebashkiakut të qytetit. Petro Andryushchenko tha se 50 deri në 100 trupa për çdo bllok banesash po nxirren nga rrënojart dhe po transportohen në morgje, sipas BBC.

Në postimin e publikuar ditën e djeshme, ai tha se rrënojat  e rreth dy të pestave të ndërtesave janë kontrolluar nga forcat pushtuese deri më tani. Muajin e kaluar, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut tha se 60% e ndërtesave në Mariupol ishin shkatërruar, nga të cilat 20% nuk ​​mund të rindërtoheshin.

Por në një postim vijues këtë mëngjes, Andryushchenko tha se jaën ndërpretë kërkimet në rrethin e Bregut të Majtë. Ai gjithashtu tha nuk do të dihet se sa banorë të Mariupolit vdiqën dhe janë ende nën rrënoja, dhe ata do të varrosen së bashku me rrënojat.

“Asnjë fjalë. Vetëm zemërim,” përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *