• |
ide | kryesore

83 maturantë nuk hyjnë dot në provim, një mësues u vendosi notën 1

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



83 nxënës të klasës së 12-të të shkollës “Ali Hadri” në Pejë, nuk do të mund të hyjnë në Testin e Maturës.

Shkak është bërë një prej profesorëve që i ka vlerësuar ata me notën 1 në lëndën e tij.

Në të gjithë shkollën janë 131 nxënës maturantë, por vetëm 48 kanë kaluar.

Të gjithë nxënësit ankohen se vlerësimi nuk ka qenë i drejtë dhe kërkojnë marrjen e masave.

Në lidhje me këtë veprim, drejtori i shkollës thotë se i ka tërhequr vërejtjen mësuesit, për të cilin thotë se është i rregullt, por notat e tij janë vazhdimisht të dobëta.

Me këtë rast po merren edhe në Drejtorinë e Arsimit në Pejë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *