Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për mediat iu bëri thirrje shqiptarëve që të reagojnë kundër këtij regjimi.
“Shembja e këtij sistemi arrihet përmes krijimit të një fronti opozitar. PD në këtë kontekst, konsideron kritike krijimin e një fronti opozitar të përbërë nga të gjitha forcat politike opozitare dhe shoqëria civile, grupet e interesit, rrethi akademik, të gatshëm që të përballet me regjimin e Ramës. PD iu bën thirrje shqiptarëve kudo që janë, të angazhohen me potencialet e tyre për të shpëtuar vendin. PD iu bën thirrje miqve të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe demokracisë në Europë e kudo në vend të lirë, që të ndërpresin mbështetjen për regjimin monist të Ramës, si kontribut për rivendosjen e sistemit kontrollues.”, u shpreh Berisha.