• |
ide | kryesore

Berisha: Që prej rënies së komunizmit, sot të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu të vetëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat u shpreh se në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë.

Gjithashtu ai u shpreh se për herë të parë të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu të vetë.

“Jam këtu për të bërë një deklaratë në emër të PD. Në Shqipëri vendoset monizmi i plotë. PD deklaron se pas zgjedhjes me datën 6 qershor me votën e PS për presidentin, Rama vendosi në pushtetin e tij edhe institucionin e fundit. U varros sistemi demokratik i bazuar në ndarjen dhe balancën e pushteteve. Sot për herë të parë pas 31 viteve të gjitha pushteteve janë në duart e një force politike dhe të një njeriu të vetëm. Sot prej rënies së regjimit komunist, në pushtetin ekzekutiv është përfaqësues vetëm i një force politike, asaj të PS. Sot njësoj si në të shkuarën moniste të gjitha institucionet e konsideruara të pavarura, janë të kapura. Sot në këtë shtet monist si kurrë më parë të gjithë kryetarë e institucioneve më të larta të drejtësisë , çdo gjykatës i gjykatës Kushtetuese janë të përzgjedhur dhe emëruar nga mazhoranca e PS. Sot drejtuesit e komisioneve parlamentare, janë deputetë të PS-së, apo dhe Basha-opozitar. 

Për shkak të bojkotit të zgjedhjeve vendore, i gjithë pushteti vendor është i PS. Sot në Shqipërinë moniste, organizatat joqeveritare kontrollohen nga qeveria dhe rrjetet e sponsorizura dhe të lidhura me Soros. Të gjitha mediat e mëdha dhe të voglat, kontrollohen nga ato që mund të cilësohet si qeverisje censuruese. Mjafton t’ju rikujtojë një fakt. Janë bërë me dhjetëra-dhjetëra orë transmetimi, debate, lajmesh të lidhura me zgjedhjen e presidenti të republikës, që u firmos vendosja e monizmit, por s’u bë asnjë minutë debat për këtë mynxyrë që pllakosi vendin. Sektorët më madhor të vendit zotërohen nga oligarkë. Data 4 qershor e 2022-shit, zgjedhja e njëanshme e presidentit, vetëm nga deputetët e PS, shënon zhdukjen përfundimtare të çdo kontrolli në Shqipëri. Me zgjedhjen e një presidenti nga pseudo-maxhoranca, PD konsideron se u zhduk përfundimisht sistemi demokratit”, u shpreh Berisha.



5 Comments

  1. Meta tha se nuk ka pasur komunikim me ish-kryeministrin Sali Berisha për këtë vendim, por theksoi se ka komunikuar me Tritan Shehun

  2. Iku koha e fjaleve, doktor, duam vepra. Sa me shpejt te jete e mundur, se shtetin e kane hajdutet dhe kriminelet…

    1. Prit doktorin qe i kan ren brekt te gjunjet.
      Qe nuk ka asnje perkrahje. Dhe qe partia nuk dihet se ku ka pjeset. Prit ti prit. Se duke pritur, kalit personalitetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *