• |
ide | kryesore

Fier/ Transportonin 11 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen 3 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale së dhënies ndihmë drejt shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Blutë njoftojnë se janë arrestuar në flagrancë 3 persona që transportonin 11 emigrantë të paligjshëm. Këta shtetas janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, duke transportuar emigrantët me automjetet tip “BMW” dhe “Audi”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier, Komisariatin e Policisë Fier dhe Komisariatin e Policisë Lushnjë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Poçemi 2”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, R. J., 33 vjeç, banues në Tiranë dhe A.B., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.” – njofton policia.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 automjetet dhe 4 aparate celulare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *