• |
ide | kryesore

JLO: Performanca me Shakira-n në Super Bowl ishte një ide e keqe

-Instant, Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez nuk ishte fillimisht një fanse e idesë  që të ndante skenën  me Shakira-n për shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl Pepsi 2020.

Lopez, u bashkua me artisten atë vit për të bërë një performancë të paharrueshme, ku u bënë dy femrat e para latine që kryesuan koncertin e lakmuar.

Por, në dokumentarin e saj të ardhshëm në Netflix Halftime, krijuesja e hitit “Jenny from the Block” flet me regjisoren e saj muzikore Kim Burse rreth asaj se si do të luhej realisht shfaqja – domethënë, se si ajo ishte e shqetësuar që  dyshja nuk do të përfitonin maksimumin nga koha që kishin kur ishte fjala për të vendosur një performancë me ndikim.

“Ne kemi vetëm gjashtë minuta. Kemi 30 sekonda të një kënge, dhe nëse marrim një minutë, kjo është e gjitha, na kanë mbetur edhe pesë,” i thotë Lopez Burse në dokumentar, . “Por duhet të ketë këngë të caktuara që ne këndojmë, megjithatë. Ne duhet të kemi momentet tona të këndimit. Ne duhet të përcjellim përmes këngës  mesazhin tonë.”

Aktorja shton: “Kjo është ideja më e keqe në botë që dy persona të bëjnë Super Bowl. Ishte ideja më e keqe në botë.”

Në një pjesë tjetër të dokumentarit, Benny Medina, menaxheri shumëvjeçar i Jennifer, e quan “një fyerje të thuash se të duheshin dy latinë për të bërë punën që një artist historikisht ka bërë”.

‘Halftime’, i cili do të debutojë në Netflix javën e ardhshme detajon disa nga vështirësitë me të cilat Lopez është përballur gjatë jetës së saj, duke përfshirë luftën për t’u marrë seriozisht si artiste në Hollywood dhe gjykimin që mori nga publiku dhe media që herët./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *