• |
ide | kryesore

Kancelari gjerman: Serbia si kandidate e BE duhet të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili është duke vizituar në sërë shtetesh të rajonit, është shprehur sot se pret që sanksionet kundër Rusisë të mbështeten nga të gjitha vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së.

Këtu përfshihet edhe Serbia.

“Është një luftë e tmerrshme, e pakuptimtë që ka nisur për një vizion imperialist të Rusisë. Prandaj është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian dhe të gjithë ne të solidarizohen me Ukrainën dhe ta ndihmojnë atë të mbrohet kundër këtij sulmi ”, i tha Scholz presidentit serb Aleksandar Vuçiç gjatë një konference të përbashkët shtypi në Beograd të premten.

“Sanksionet nuk do të zhduken thjesht kur armët të pushojnë,” tha Scholz. ndërsa shtoi se Rusia duhet të arrijë një mirëkuptim me Ukrainën.

Më herët gjatë ditës, kancelari gjerman ndërsa ndodhej në Prishtinë tha se është e paimagjinueshme që dy vende që nuk njohin njëri-tjetrin të bëhen anëtare të BE-së.

“Sot i kërkoj edhe një herë të dyja palët për një angazhim të qartë ndaj këtij dialogu. Të gjithë duhet t’i afrohen njëri-tjetrit, aq i vështirë sa ndonjëherë është,” shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *