• |
ide | kryesore

Komediani bëhet pjesë e Fast and Furious, aktorët e filmit kundra tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Pete Davidson thuhet se do të luajë në filmin e ardhshëm Fast & Furious, por jo të gjithë në ekskluzivitetin e filmave janë të lumtur për pjesëmarrjen  e komedianit.

Aktori i Saturday Night Live, 28, thuhet se ka nënshkruar marrëveshjen e tij për t’u shfaqur në Fast & Furious 10 gjatë udhëtimit të tij në Londër me të dashurën Kim Kardashian javën e kaluar, por ka një ‘problem prapa skenave.’

Disa nga aktorët e filmit thuhet se janë të mërzitur për përfshirjen e tij  për shkak të një shakaje që ai bëri për të ndjerin Paul Walker në 2015.

“Pete nënshkroi marrëveshjen gjatë udhëtimit të tij në Londër me Kim vetëm disa ditë më parë, por tashmë ka një kthim prapa skenave”, ka thënë një burim i brendshëm për The Sun.

“Kasti dhe ekipi janë si një familje dhe shumë mbrojtës ndaj njëri-tjetrit. Ata nuk mendojnë se është e drejtë pas komenteve të tij të ndyra për vdekjen e Paul.Disa do të preferonin që ai të mos ishte fare në film, por së paku duan që ai të kërkojë falje publike.”

Paul mori pjesë në filmat Fast & Furious – duke u shfaqur për herë të parë në origjinal në 2001 – si personazhi Brian O’Conner para se të vdiste në një aksident me makinë në 2013.

Vdekja e aktorit u përmend nga  Davidson  dy vjet më vonë, kur komediani ishte një nga prezantuesit kryesorë gjatë Comedy Central të Justin Bieber.

“Vitin e kaluar Justin u arrestua për gara me makina.. Fatkeqësisht, nuk ishte me Paul Walker… Çfarë? Ai po ecën shkëlqyeshëm! Ai do të marrë pjesë një film,” u shpreh ai.  Mirëpo,shakaja nuk u prit fare mrië nga fansat saqë rrjeti televiziv në fakt refuzoi ta transmetonte në Amerikë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *