• |
ide | kryesore

Kristjan Asllani akord me Inter, Empoli kërkon 15 milionë: zikaltrit firmosin për tre vjet me Dybala

-Instant, Sport



Në kohën kur Kristjan Asllani bëhet gati të luajë me kombëtaren shqiptare kundër Izraelit për Nations League, përtej Adriatikut është duke u vendosur e ardhmja e tij. Inter nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një lojtar me kualitet të lartë e premtues dhe Beppe Marotta ka përshpejtuar negociatat për Kristjan Asllanin, gjë që ka rezultuar efikase: akordi me lojtarin është, mungon tani vetëm aprovimi i Empolit. Secondo Tuttosport klubi toskano kërkon 15 milionë për të lënë të lirë mesfushorin. Inter vazhdon të negociojë: i mundshëm propozimi i një huazimi dy vjecar ose të një lojtari si pjesë këmbimi si Esposito ose Satriano bashkë me 10 milionë euro.

Sipas raportimeve nga Tuttomercatoëeb, Inter dhe Paulo Dybala nuk kanë qenë kurrë kaq afër: Paulo do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, me mbylljen e marrëveshjes që pritet deri më 20 qershor. Mungojnë vetëm detajet, por argjentinasi do të jetë sulmuesi i ri i zikaltërve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *