• |
ide | kryesore

Kriza asfiksuese e Barcelonës: “Klubit i duhen 500 milionë euro për të shpëtuar”

-Instant, Sport



Barcelona po përjeton një krizë të rëndë ekonomike, e cila vitin e kaluar çoi në shitjen e njeriu të tyre simbol Lionel Messi. Zëvendëspresidenti i zonës ekonomike të klubit Eduard Romeu ka ndërhyrë për të folur për temën: “Vlera neto është në negative për 500 milionë euro, pikërisht aq sa na duhet për të shpëtuar Barcelonën”.

Prandaj është urgjente të gjendet një zgjidhje e menjëhershme, për të financuar një merkato të përbërë nga objektiva të rëndësishëm si Lewandowski, por edhe sepse “nëse nuk do të bënim asgjë, mund të shtonim kësaj shifra rreth 150 milionë humbje të tjera”, shpjegoi Romeu. Një krizë që është edhe rezultat i drejtimit të mëparshëm të Bartomeut: “Kjo situatë rrjedh nga trashëgimia që na lanë, nga gjërat që janë bërë, por janë bërë keq dhe nga ato që nuk janë bërë fare”.

Ndër zgjidhjet për të lehtësuar situatën, kryesorja është shitja e disa aksioneve të Barça Licensing and Merchandising (BLM), kompania në pronësi të klubit që kontrollon pjesën e shitjes me pakicë dhe të Barça Studios, njësia që merret me krijimin dhe shpërndarja e materialit audioviziv: “Për BLM kemi një ofertë prej 275 milionë euro. Është një ofertë e mirë, por për ne nuk mjafton. Për të marrë më shumë para na duhet kohë, që është shpata e madhe e Demokleut që kemi. Kohë dhe durim”. Prioriteti është mbyllja e vitit aktual me bilanc pozitiv: “Pas tre vitesh humbje radhazi, situata duhet të përmbyset”.

Në realitet, zgjidhja në dukje më e thjeshtë do të kishte qenë pranimi i marrëveshjes me CVC Capital Partners, një kompani financiare britanike e specializuar në kapital. Barcelona është një nga tre klubet spanjolle, së bashku me Real Madrid dhe Athletic Bilbao, të cilët marsin e kaluar hodhën poshtë marrëveshjen mes CVC dhe LaLiga, e cila parashikonte sigurimin e gati 2 miliardë euro për klubet spanjolle të kategorisë së parë dhe të dytë, që ishin në vështirësitë ekonomike që solli Covid. Blaugranët preferuan të negocionin një marrëveshje private me CVC: “Do të na kishte lejuar t’i jepnim fund ç’ekuilibrit në bilanc, por si oferta e LaLiga-s ashtu edhe ajo që na u bë drejtpërdrejt ishin të dyja detyruese. Do të kishim bërë brenda një viti atë që kishim planifikuar ta bënim në pesë. Ne do të ngriheshim në Asamble dhe do të kishim triumfuar. Por do të kishim lënë klubin më keq se sa e kishim gjetur. Përse duhet të paguanim një borxh me kamatë mbi 10% kur kemi marrë një borxh me një interes më pak se 2%?”, përfundoi Romeu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *