• |
ide | kryesore

Në F1 sezoni dështoi, Hamilton i dedikohet Hollywood: “Po punojë për një film me Brad Pitt”

-Instant, Sport



Lewis Hamilton do të bëjë një film për Formula 1 me aktorin e famshëm Brad Pitt. Piloti britanik konfirmoi zërat e ditëve të fundit që e shohin në rolin e producentit: “Në film nuk duhet të shfaqem, por tani për tani nuk mund të them më shumë”. Shtatë herë kampioni ishte entuziast: “Është një projekt i mrekullueshëm dhe ne po punojmë për skenarin. Është argëtuese, kaloj shumë orë me Brad dhe është emocionuese. Ne duam të ruajmë frymën e garës.”

Duke folur pastaj për garën, Hamilton është fshehur: “Nëse ka optimizëm për fundjavën te Mercedes? Shpresoj që po. Do të marrë më pak ngarkesë dhe ky duhet të jetë një faktor më i mirë për ne. Ne jemi më të fortë në cirkuite më të buta si Barcelona, por nuk do të jetë e lehtë”.

Ndërkohë, anglezi është bërë qytetar nderi i Brazilit: “E pabesueshme, është një vend që e dua dhe e admiroj, më ka tërhequr edhe Senna. Brazili në jetën time ka pasur një rëndësi gjithnjë e më të madhe, për shkak të diversitetit të tij. Aty fitova kupën time të parë të botës”, përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *