• |
ide | kryesore

Një kolumbian luante për Ekuadorin, por Kili nuk përfiton: FIFA arkivon çështjen Castillo

-Instant, F1, Sport



Asnjë ndryshim mes pjesëmarrësve në Kupën e Botës të Katarit 2022. Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur të ndalojë procedimet kundër FEF (Federata e Ekuadorit) në lidhje me paligjshmërinë e mundshme të Byron Castillos. Nuk dihen ende arsyet e arkivimit të cështjes, por Federata Ndërkombëtare e futbollit nuk ka pranuar kërkesat e Kilit, i cili kërkoi fitoren në tavolinë në ndeshjet kualifikuese në të cilat Castillo kishte dalë në fushë dhe, për pasojë, të drejtën e pjesëmarrjes në Botërorin e ardhshëm.

Avokatët e Federatës Kiliane e kanë mbështetur gjithmonë tezën te falsifikimi i dokumenteve të lindjes së futbollistit: sipas avokatëve të Rojas, në fakt Castillo ka lindur në Tumaco të Kolumbisë në vitin 1995 dhe jo në Playas të Ekuadorit në 1998. Tani pritet të kuptohet se në çfarë përfundimi ka arritur FIFA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *