• |
ide | kryesore

Oferta e Vuçiçit për tregti/ Albin Kurti i kërkon të pranojë masakrat në Kosovë

-Instant, Arkiva, Kryesore



Albin Kurti shprehu mospërfillje të enjten për një marrëveshje energjitike të sugjeruar nga Aleksandër Vuçiç i Serbisë, në të cilën qymyri nga Kosova mund të shkëmbehej me energji elektrike.

“Kjo është një përpjekje e presidentit autoritar të Serbisë për të kaluar nga projekti i dështuar i shkëmbimit territorial në atë të shkëmbimit të qymyrit”, tha Kurti për mediat.

Gjatë samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër të mërkurën, Vuçiç u foli gazetarëve për planet për të ofruar një marrëveshje për blerjen e qymyrit të linjitit nga Kosova ose shkëmbimin e tij me energji elektrike. Ideja e shkëmbimit të territoreve për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës u ngrit në vitet e fundit, por tërhoqi kritika të forta.

Vuçiç tha se Serbia ishte “e gatshme t’i ofrojë Prishtinës një shkëmbim në mënyrë që të marrë një sasi të konsiderueshme të qymyrit të linjitit cilësor në këmbim të energjisë elektrike”.

Ai shtoi se “nëse nuk e dëshironi në këtë mënyrë, atëherë mund të bëhet edhe me para”.

Përfaqësuesit e Kosovës nuk morën pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur pasi vendi refuzon t’i bashkohet mini-bllokut të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë në iniciativë deri më tani.

Duke shpjeguar qëndrimin e Kosovës, Kurti tha se vendi i tij nuk do të përfshihet pasi gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë “të barabarta”.

“Gatishmëria dhe interesimi ynë për bashkëpunimin rajonal shprehet përmes mbështetjes sonë për Procesin e Berlinit [iniciativën e bashkëpunimit ekonomik] [e BE-së] dhe angazhimin tonë në tregun e përbashkët rajonal”, tha Kurti për mediat.

Kurti i bëri thirrje Serbisë që së pari të hapet ndaj Kosovës duke njohur dokumentet e saj të identitetit si pasaportat dhe kartat e identitetit, përpara se të ofrojë “iniciativa alternative” si nisma e Ballkanit të Hapur apo marrëveshjet për shkëmbimet e energjisë.

Lexo edhe: Ballkani i hapur, shqiptarët të shqyer/ Si i ndau Vuçiç, Tiranën dhe Prishtinën

Lexo edhe: Vuçiç e Rama, modelet e dështuara në aventurën e radhës

Lexo edhe: Gafa që shfaqi hipokrizinë e Ramës me Kosovën dhe BE 

“Për të pasur Ballkan të hapur, Serbia le të jetë e hapur për Kosovën dhe e mbyllur për Federatën Ruse dhe autokracitë e tjera”, tha Kurti, duke iu referuar refuzimit të Beogradit për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.

Ai gjithashtu i kërkoi Vuçiqit të pranojë se forcat serbe gjatë luftës së Kosovës 1998-99 kanë kryer masakra, siç ishte masakra e Raçakut e 15 janarit 1999, të cilën Vuçiç e mohoi vitin e kaluar.

Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në negociatat afatgjata të lehtësuara nga BE-ja dhe aktualisht po diskutojnë një zgjidhje të mundshme për një mosmarrëveshje për targat dhe për furnizimin me energji në veriun e Kosovës me shumicë serbe. Komunat e dominuara nga serbët në veri të Kosovës nuk paguajnë energjinë elektrike pasi nuk janë në sistemin e faturimit të Kosovës.

BIRN kontaktoi qeverinë e Kosovës për të pyetur nëse oferta e Vuçiçit mund të bëhej pjesë e një marrëveshjeje potenciale energjetike dhe për statusin e negociatave, por nuk mori përgjigje deri në momentin e publikimit./ Balkaninsight



16 Comments

  1. Tryeza e pare absurde Serbi-Kosove nen trysnine USA-BE ku Albin Kurti mori pjese :
    Albini ben pyetjen e pare per Vucic – Kur do ta njihni Pavaresine e Kosoves?
    Vucici i pergjigjet pyetjes se Albinit me nje fjale te vetme – Kurre!
    Kaq mjafton per te quajtur Farse gjithcka tjeter pas, perfshi dhe ato tryeza koti Serbi-Kosove.

    1. Kur s’ke dosje te hapura, korrupsioni a cfaredo krimesh te tjera, qe te te mbajne peng, USA/Soros te rruan Spartak Ngjelen dhe BE te hane Edvin Kristaqin! Perpara KURTI,se ke Kombin me vehte, vazhdo t’i thuash derrit derr dhe jo daj. Derri serb do plumb se nuk merrvesh me fjale, KAQ!

  2. Meta tha se nuk ka pasur komunikim me ish-kryeministrin Sali Berisha për këtë vendim, por theksoi se ka komunikuar me Tritan Shehun,trim njelloj si ky krimineli salih qe po lufton ameriken

  3. Mund t’ju duket qendrim prej trimi, por nuk e zgjidh problemin. Do mbetet nje problem i ngrire. Mendoj se Kurti duhet te gjeje nje qasje ndryshe ne menyre qe te coje drejt njohjes se kosoves. Une jam ne mbeshtetje te plote te Kosoves por duhet nje qasje ndryshe.

    1. O Drilon trimi.
      Nuk është fjala këtu për trimëri por për dinjitet njerëzor, për të drejta elementare të njeriut, të drejtën e ekzistencës si njeri e si shtet i pamvarur.
      E si mund ti besojnë shqiptarët e Kosovës qëllimit të mirë të shkëmbimeve tregtare me Serbinë, kur presidenti i këtij vendi si ish ministër i Millosheviçit bënte thirrje për ti vrarë gjithë shqiptarët e sot vazhdon të injorojë pamvarësinë e Kosovës duke injoruar edhe gjithë ato krime që i janë bërë popullsisë autoktone shqiptare ?
      Ky palloshi ynë dymetrosh kryeministër ishte vetë në stadiumin e Beogradit ku luante përfaqësuesja shaqiptare e futnollit, e i ka dëgjuar me veshët e tij dhjetra mijëra “tifozë futbolli” serbë që ulërinin në kor që ti vrasim gjithë “shiftarët” e tani kërkon si Enveri dikur, që të vihemi nën ombrellën e Seebisë..
      Është histori e gjatë ajo se si na rastisi që ti kemi fqinjë në Gadishullin Ilirik, barbarët sllavë të ardhur nga stepat e Rusisë, e nuk po meremi me këtë histori të vjetër..
      Por ama të vish në teritoret e një populli ndër më të vjetrit në Europë, ti pushtosh ato e të krijosh shtet agresor duke ju rëmbyer më shumë se gjysmën e Ilirisë,e të kërkosh që ti zhdukësh e shfarosësh fare vendasit mijra vjeçarë e të vazhdosh me këtë mendësi barbare edhe në shekullin e XXI, kjo i kalpn të gjitha caqet e krimit.

  4. Frustrimi i Berishës: Përjashtuar nga reformat, braktisur nga të huajt e ndoshta edhe nga Meta,albini ben ate qe i thote serborusi salih karaxhic berisha

  5. Bravo Kurti! Je i vetmi politikan shqiptar… Ke te gjithe patriotet e vertete pas vetes. Bashke me Beroshen je hembull per shqiphalet tradhetare.

  6. Kur s’ke dosje te hapura, korrupsioni a cfaredo krimesh te tjera, qe te te mbajne peng, USA/Soros te rruan Spartak Ngjelen dhe BE te hane Edvin Kristaqin! Perpara KURTI,se ke Kombin me vehte, vazhdo t’i thuash derrit derr dhe jo daj. Derri serb do plumb se nuk merrvesh me fjale, KAQ!

    1. Opozita ka humbur prej Berishës, Metës, luftës së tyre ndaj Perëndimit dhe reformës në drejtësi. Ndërkohë që në vitin 2019, ky grupim la vendet që ju kishin dhënë qytetarët në Parlament me votë, si dhe bojkotuan zgjedhjet vendore të përgjithshme të 30 qershorit. Nuk morën pjesë, madje tentuan me dhunë që të dështonin mbajtjen e tyre.

  7. Sali Berisha në mbledhjen me krerët e degëve ka bërë të njëjtën gafë si Lulzim Basha. Teksa po paralajmëronte protestat, Berisha tha se ka ardhur koha që t’a bëjmë ditën natë

  8. Qeveria po e mban të fshehur se çfarë po bisedohet në Bruksel. Aleksandër Vuçiç ka dalë tashmë me një deklaratë duke treguar se është arritur marrëveshje për këtë çështje dhe është i kënaqur me rezultatin. Albin Kurti ka njoftuar gjithashtu se janë afër marrëveshjes, por s’ka përmendur se çfarë përmban ajo. Ky duhet të jetë vetëm fillimi i një “pushtimi” të Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *