• |
ide | kryesore

Partizani nuk e joshi: Pirlo rinis nga Turqia me skuadrën që nuk e mendonte njeri

-Instant, Sport



Pas një viti pushim, karriera e trajnerit Andrea Pirlo rinis nga Turqia. Ish-trajneri i Juventusit ka arritur marrëveshje me turqit e Fatih Karagümrük, skuadra e Stambollit që e përfundoi Super Lig 2021/2022 në vendin e 8-të. Ish-trajneri i Juventus, që u përfol për kalimin te Partizani i Beogradit, do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare dhe do të stërvisë disa njohje të vjetra të kampionatit italian, si Emiliano Viviano dhe Fabio Borini.

Karagümrük u rikthye në divizionin më të lartë të ligës turke vetëm në vitin 2020, pas vitesh lundrimi në ligat inferiore. Mes marsit dhe dhjetorit 2021 skuadra turke drejtohej nga Francesco Farioli dhe tani klubi është gati të rifillojë nga një tjetër trajner italian, shumë më prestigjoz, i cili sjell me vete dy trofetë që fitoi në krye të Juves në 2020/21.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *