• |
ide | kryesore

Portieri në një krah, topi në tjetrin: penalltia e Brojas kalon Shqipërinë në avantazh ndaj Izraelit

-Instant, Sport



Shqipëria e mbyll pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Izraelit, në ndeshjen e dytë të Nations League, duke zhbllokuar një ndeshje të ekuilibruar. VAR i mohoi mundësinë e parë për penallti Armando Brojës, që ishte bërë gati të godiste pas faullit ndaj Uzunit, por mundësia iu përsërit në fundin e pjesës së parë, kur 11 metërshin e fitoi Balliu. Sulmuesi shkodran u tregua i ftohtë përballë portierit Marciano, duke e cuar peshë stadiumin dhe kuqezinjtë në dhomat e zhveshjes në avantazh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *