• |
ide | kryesore

Rëndohet bilanci në aksidentin e Levanit, shkon në tre numri i viktimave

-Instant, Lajme, Të fundit



Janë identifikuar viktimat dhe të plagosurit e aksidentit tragjik të ndodhur këtë mbrëmje në aksin Levan-Tepelenë.

Mësohet se kanë humbur jetën punonjësi i FNSH, Sokrat Lelaj, bashkëshortja e tij, Fatbardha Lelaj dhe vjehrra e tij, Bylyre Salaj, ndërsa janë plagosur shtetasit Gerti Skëndaj, bashkëshortja e tij, Gladiola Meraj, dhe vajza e tyre e mitur.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë.

Janë plagosur shtetasit G. S., 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja B. S., 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit S. L) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja F. L., 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit S. L.

Viktimat:

Sokrat Lelaj

Bylyre Salaj – vjehrra e Sokrat Lelajt

Fatbardha Lelaj-bashkëshortja e Sokrat Lelajt

Te plagosur:

Gerti Skënderaj

Gladiola Meraj

Vajza 6 vjeçe



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *