• |
ide | kryesore

Sarandë, gjendet i vdekur një shtetas holandez

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shtetas holandez me inicialet J.W., 66 vjeç është gjetur i pajetë në Sarandë. Mësohet se holandezi u gjet i vdekur në ballkonin e banesës. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur të tjera detaje.

Njoftimi i Policisë

Më datë 10.06.2022, në Sarandë, në ballkonin e banesë është gjetur i pajetë shtetasi hollandez J. W., 66 vjeç, banues në Sarandë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndryshuar jetë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *