Autoritetet italiane, në bashkëpunim me policinë shqiptare, kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm një operacion policor i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal italo-shqiptar. Ky grup merrej me trafik të paligjshëm barnash mjekësorë, disa prej të cilave të konsideruara dhe lëndë narkotike si dhe për trafik emigracioni klandestinë. Operacioni është shtrirë në Shqipëri e në territorin italian të provincave Monza, Milano, Kremona e Brianza.
Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal ndërkufitar, favorizim emigracioni klandestin, trafik ilegal barnash mjekësor, korrupsion në dëm të shtetit italian e falsifikim dokumentesh. Gjatë këtij operacioni është ekzekutuar dhe një urdhër sekuestrimi paraprak me qëllim sekuestrimi.

Italjanet jane raciste ndaj shqiptareve, nderkohe qe na dergojne.dhe.ushqime.me.date
skadence te.falcifikuar.
Ata jane.kriminele qe urrejne viktimen.