• |
ide | kryesore

Tentoi të hynte në një shkollë fillore në Alabama, vritet nga policia

-Instant, Lajme, Planet



Prezenca e armëve, terrorit dhe të shtënave nuk kanë fund në institucionet arsimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Së fundmi, raportohet se një burrë është vrarë nga policia, pasi dyshohet se ka tentuar të hyjë në një shkollë fillore në Alabama. Sipas mbikëqyrësit të shkollës së qytetit Gadsden, Tony Reddick, të paktën 34 studentë ishin brenda shkollës fillore Walnut Park kur burri u përpoq të futej brenda. Në një njoftim për shtyp, Agjencia e Zbatimit të Ligjit në Alabama tha se individi u pa duke tentuar të hynte me forcë në një automjet të patrullës së qytetit Rainboë pranë shkollës.

Një oficer kontaktoi me të dhe u përpoq ta ndalonte, thuhet në njoftim. Por gjatë konfliktit individi tentoi t’i merrte armën e zjarrit oficerit, ndërsa ky i fundit thirri për mbështetje. Një tjetër oficer iu përgjigj thirrjes duke qëlluar mbi individin, i cili u shpall i vdekur në vendngjarje. Oficeri i shkollës u transportua në spital për t’u trajtuar për lëndime të lehta që mori gjatë sherrit, ndërsa nuk dihet nëse i dyshuari ishte i armatosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *