• |
ide | kryesore

Video/ Të fikur e me sytë nga Broja: Izraeli përmbys Shqipërinë dhe merr kryesimin e grupit

-Instant, F1, Sport, Video



Shqipëria pëson humbje 1-2 me përmbysje në takimin e dytë të grupit 2 në Ligën B në Nations League, përballë Izraelit, që merr kështu kryesimin me 4 pikë, dy mbi Islandën dhe duke lënë vendin e fundit për të besuarit e Rejas me 1 pikë. Duhej të ishte ndeshja e kthesës për cështje performance, në krahasim me sfidën e Rejkjavikut, sidomos duke patur parasysh kthimin e Brojas e Uzunit e rikuperimin e Asllanit e Bajramit, por kuqezinjtë bënë edhe më kaq duke dalë të mundur me një rezultat që mund të ishte edhe më agresiv.

E të mendosh që Shqipëria e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Izraelit, duke zhbllokuar një ndeshje të ekuilibruar. VAR i mohoi mundësinë e parë për penallti Armando Brojës, që ishte bërë gati të godiste pas faullit ndaj Uzunit, por mundësia iu përsërit në fundin e pjesës së parë, kur 11 metërshin e fitoi Balliu. Sulmuesi shkodran u tregua i ftohtë përballë portierit Marciano, duke e cuar peshë stadiumin dhe kuqezinjtë në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Reagimi i Izraelit u kuptua që në rinisjen e lojës, në pjesën e dytë, me kuqezinjtë nën presionin e kundërshtarit, që gjeti edhe barazimin në minutën e 57. Në një kundërsulm të shpejtë të miqve, mbrojtja e Rejas u gjend e pavendosur dhe Solomon kaloi në një kundër një Gjimshitin, përpara se të siluronte Berishën në shtyllën e parë. Goditja ishte më tepër mendore, me kuqezinjtë që patën këmbë të rënduara, mendjen edhe më shumë dhe lejuan kundërshtarin të ishte padron e të përmbyste shifrat me golin e Perez, me gjithë mbrojtjen fajtore përfshirë portierin.

Reja për herë të parë guxoi të dilte nga skema, përdori gjithë artilerinë e rëndë, duke nxjerrë Uzunin e hedhur në fushë Balajn, Vrionin e Cekicin, për një tredhëmbësh qendërsulmuesish, situatë që përpara u ndje me raste të krijuara nga Balliu, Broja e një gol i Hysajt, që festën ia shkatërroi VAR. Prapa ndërkohë, shthurja ishte e papranueshme dhe shtylla, por edhe dëshira për spektakël e izraelitëve, ndalën një rezultat shumë më të rëndë.



2 Comments

  1. Problemi eshte Reja. Te iki se eshte shume matuf per te çuar perpara nje kombetare. Vetem justifikime nxjerr dhe fajon ja kane lojtaret, ai vet pergjegjesi hiç.

    1. E vertete.Ky pepinoja i ka lojaret por nuk din te bej rolin e tij te trajnerit.Me keta lojtare qe kemi duhet te ishim ne krye te grupit, se Izraeli dhe Islanda nuk jan me lart se ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *