Zac Efron ka nxitur së fundmi aludimet mund të jetë martuar fshehurazi pasi fansat e vunë re duke mbajtur një ‘unazë martese’ në një video.
Përmes rrjeti të tij social,Instagram, aktori, publikoi klipin ku shfaqet duke folur me një ari në një ambient në natyrë.Ai shihet i veshur me një këmishë, një palë xhinse dhe një xhaketë në video, teksa flet për tema të ndryshme ndërsa është ulur në një stol.
Mirëpo, ajo cfarë ra në sy ishte unaza e martesës gjë që bëri që disa prej ndjekësve të spekulonin se Zac i kishte dhënë fund beqarisë.
“E vini re edhe unazën në gishtin e tij?”, pyeti një ndjekës, i cili më vonë shtoi: “Ndoshta është martuar”. Një komentues hodhi poshtë aludimet duke thënë se unaza ishte në dorën e gabuar, por të tjerët u përgjigjën duke shkruajtur se në fakt e kishin vënë re në dorën e majtë por shpresojnë se bëhet fjalë për një rol.
Mes aludimeve për statusin e tij martesor, disa persona shfrytëzuan mundësinë për të ndarë mendimet e tyre mbi atë që në fakt promovonte videoja e Efron.Ata u shprehën se video mund të jetë bërë për sezonin e dytë të serisë së tij dokumentare ‘Netflix Down to Earth with Zac Efron’./Lapsi.al