• |
ide | kryesore

Zelensky: Moska ka shkelur rreth 400 traktate ndërkombëtare që nga 2014

-Instant, Lajme, Planet



Rusia ka shkelur rreth 400 traktate ndërkombëtare që nga viti 2014.

Kështu ka deklaruar presidenti Volodymyr Zelensky duke folur në samitin demokratik në Kopenhagen, sipas la repubblica.

“Vetëm gjatë luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe jo që nga 24 shkurti, por që nga viti 2014, Rusia ka shkelur rreth 400  traktate të ndryshme ndërkombëtare në të cilat shtetet tona bëjnë pjesë”, tha Zelensky, duke përmendur, ndër shembuj të tjerë, Kartën e Kombeve të Bashkuara, Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ndalimin e Financimit të Terrorizmit, Konventën për Parandalimin, si dhe një sërë konventash që rregullojnë dhe përmirësojnë ligjet dhe zakonet e luftës.

“Demokracia është gjithmonë respekt për fjalët dhe e drejta ndërkombëtare është gjithashtu respekt për fjalët. Por ata funksionojnë dhe mund të fitojnë vetëm kur mbështeten nga veprat”, përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *