• |
ide | kryesore

Edi Rama me Albin Kurtin më keq se Enveri Hoxha Fadil Hoxhën

-Instant, Blog



Më mirë duket se i kanë pasur raportet Enver Hoxha me Fadil Hoxhën se Edi Rama me Albin Kurtin.

Hoxha i Gjirokastrës dhe Hoxha i Gjakovës mund të mos kenë pasur respekt për njëri-tjetrin për arsye ideologjike. Por sidomos nga viti 1968 deri më 1981 lidhjet kulturore, shkencore dhe arsimore mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë qenë tepër të ngushta dhe me efekte të mëdha në nxitjen e entuziazmit patriotik në Kosovë. Rrugën për këtë entuziazëm e ka hapur udhëheqja komuniste e Kosovës – fillimisht me sigurimin e autonomisë së Kosovës më 1974, që përbën bazën e shtetësisë së mëvonshme të Kosovës.

Çka ndodhi me Ramën dhe Kurtin?

Kur më 2018 protestuan studentët në Shqipëri, Edi Rama besonte dhe frikësohej se në këto protesta kishte gisht Vetëvendosja. Nuk ishte as çereku i së vërtetës. Arsyet e protestës gjendeshin brenda Shqipërisë.

Pastaj Albin Kurti mendoi se duhet të merret me politikë edhe në Mallakastër. Ishte një ndër gabimet e tij të mëdha strategjike. Edi Rama që më parë e kishte quajtur Vetëvendosjen pasuri kombëtare (sic!) vendosi, befas, që ta zbulojë pasurinë e re “kombëtare”: Ballkanin e Hapur. Një projekt të përbashkët me presidentin serb.

Tash Kosova dhe Shqipëria zyrtare janë këtu ku janë: komunikim mes dy kryeministrave pothuaj nuk ka. Kurti ka zgjedhur kryesisht heshtjen, Rama ka zgjedhur deklaratat e pamatura mbi të kaluarën. Luftërat e Serbisë në Ballkan nuk i përmend fare. Gjithë plojën serbe e përshkruan si rrokopujë ballkanike ku secili paskësh vrarë e therur tjetrin e kështu me radhë… Kjo tingëllon si një “koment” për ndonjë film të Emir Kusturicës ku disa romë të degraduar si ciganë bëjnë muzikë me klarinetë në një kafehane të pistë ballkanike në të cilën nuk dihet se kush pi, kush paguan dhe kush kë e vret dhe masakron… Kështu është në filmat e Kusturicës, ndërsa në historinë që e kanë përjetuar popujt e Ballkanit është krejt ndryshe: Serbia ka sulmuar 4 popuj në Ballkan (sllovenët, kroatët, boshnjakët, shqiptarët e Kosovës). Dhe së paku këtë fakt kryeministri i Shqipërisë duhet ta përmend, sepse politika serioze nuk duhet të bie në nivel të muhabeteve të kafehaneve. Aty, në kafehane, gjendet presidenti serb. I pëlqen të pjek qofte, të flasë për verëra të mira dhe të amnistohet nën tymin e skarës… Çfarë spektakli! Dhe çfarë skandali!

marre nga Facebook i autorit



10 Comments

  1. Por jo per faj te Albin Kurtit. Te vetmin “faj” qe mundohen ti gjejne Kurtit, eshte qe votoi ne zgjedhje, edhe pse ai nuk shkeli ligjin, pasi ai eshte dhe shtetas shqiptar, dhe pasaporten shqiptare nuk e ka marre as per te udhetu jashte, dhe as qe nje dite te votonte,por per nder e krenari.Dhe te mendosh qe emigrantet shqiptare ne bote kur pajisen me dokumente jo vetem kane te drejte te votojne, por edhe kandidojne dhe votohen nga vendalite e atyre shteteve, kjo e ben edhe me te pakuptimte reagimin e atehershem. Ishte votim simbolik,dhe nuk shau askend dhe sberi thirrje qe te votohet kunder asnje partie, dhe ne fund te fundit edhe mbeshteti simbolikisht shoket e partise te cilet e mbeshteten Kurtin per 20 vite ne Kosove, pra u tregua edhe njeri/shok i mire. Nderkohe “nderhyrje te brendshme” te tjera nuk beri, as hapur dhe as si tinzar(si Rama),e bile as kur u ndermor fushata e patrozhanisteve(me urdher nga lart) kunder tij. Nderkohe Rama ka bere te kudnerten, ne publik na hiqet si ai sflet ne anglisht per politikanet shqiptar,por ben te kunderten,bile ka fillu edhe ne serbisht.Ndryshe nga Kurti, Rama ka levizur cdo gur, qe e lufton qeverine Kurti(dhe shpesh edhe vete Kosoven).sidomos nepermjet mediave te tij (Top channel, Tema etj) dhe ne Kosove neperrmjet kujtdo qe eshte kunder Kurtit (nepermjet Thacisteve dhe pasi Top Channel germon dhe gjen cdo kundershtar te Kurtit).Pra me 2 fjale, nuk duhet te fajesojme te dy per nje faj te vazhdueshem qe e ben vetem njeri.Kurti thjesht po e injoron dhe po hesht me nje qetesi te admirueshme (qe shume nga secili nga ne sdo e benim dot),kurse Rama mire qe eshte bere pro-serb por po helmon dhe nxit per percarje,shtetasit e vet e bile edhe shqiptaret jashte kufirit ndermjet tyre,nepermjet veglave te tij(qe po ashtu jane tradhetare) AbazoVic dhe Ali Ahmeti

  2. Nderkohe qe Rama shkon dhe ofendon gjithe klasen politike, intlektuale dhe popullin e Kosoves, me nje arrogance te tmerrshme duke i thene kush eshte kunder Thacit eshte gomar, Kurtin se kemi degjuar te thote dicka te ngjashme,dhe as te beje dicka te tille. Nderkohe qe Rama merr thiken dhe i bashkohet atij kasapit tjeter (Thacit) dhe i turren veriut te Kosoves per ta ndare, e kur nuk mundi dot, ate thike ia nguli pas shpine Kosoves,nepermjet Open Ballkan dhe vellazerimit me serbet.Keshtu qe fajtori dihet kush eshte.

  3. E ke gabim. Edi Rama nuk eshte si Enver Hoxha. Mos e ul aq poshte.Ai eshte lideri global qe na e ka lakmi e gjithe bota! E pate ne samitin ne Greqi dje,se si te gjithe lideret vraponin ti jepnin doren.Apo kur i gajasi se qeshuri te gjithe, sidomos gjermanin me ato batutat 2 lekeshe

  4. Rama eshte nje finok pa takt qe ben shakaja pa shije; eshte nje kryeminister qe nuk ka finesa te sjelljes, nje katundar protokomunist qe shpejt bie nen ndikimin e atmosferes se takimeve. ‘Batutat’ e tij zakonisht prodhohen ne takimet e nivelit te larte. Kjo tregon se Rama nuk ka vetekontroll, dhe s’e di deri ku e ka kufirin. Budallalleku i fundit qe Maqedonine e quajti “Bullgaria Perendimore” flet qarte se ky person nuk ka sens humori e as takt diplomatik. Imagjino ta quante homologu i tij Shqiperine “Greqia Veriore”!!!
    Rama mbetet nje katundar, qe nuk gjen rehati ne petkun e diplomacise dhe takimet e politikes se jashtme sepse eshte kulturalisht inferior. Si do te ndihet kryeministri shqiptar ne shoqerine e njerezve te zgjedhur?! Ai eshte thjesht prototip i nje primitivizmi qe ka kapluar politiken shqiptare. Ai eshte thjesht pasqyra e politikes shqiptare, e cila deshperimisht ka nevoje per t’u ri-edukuar.

  5. Dokra t’hinit ka thane Fishta. Krahasimi historik midis udheheqjes komuniste te Shqiperise e Kosoves me udheheqjen e sotme pa asnje lidhje logjike. Na pelqen apo jo sot po ndjejme, shohim, degjojme per nje komb Kosovar. Sot ne Kosove me urdher ose me deshire flamuri jone kombetar po zevendesohet me flamurin e republikes se Kosoves qe nenkupton shume per ne per dasite qe kemi. Isha para nje muaji ne Prishtine ne nje aktivitet historik e nuk pashe ne salle flamurin e shqiptareve megjithse personi qe na mblodhi per kete flamur sakrifikoi gjithçka. Ne stadjumet e Prishtines kur luan kombetarja kosovare nuk kishte as dhe nje flamur te kombit shqiptar. Ju po vendosni gardhe, ani eshte e drejta e juaj por mos u çudisni kur tju pergjigjemi recipokrisht me gardhet tona. E ne ketes situate sureale realisht po vepropojme si dy shtete qe kemi interesa te ndryeshme, para vitit te shpalljes se pavarsise se kosoves qeme nje komb qe reagonte sebashku per hallet qe kishim mbi shpine nga agresioni serb, ani eshte e drejta e qytetareve te kosoves te vendosin se kujt komb i perkasin. E ne kete situate ku po perjetojme dy realitete te ndryeshme nacionale eshte normale qe kryeministeri i Shqiperise Edi Rama e Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti te shohin interesat e qytetareve te tyre e egon e tyre politike. E kur po flasim per interesa shteterore te ndryeshme eshte normale qe per keto interesa po qene te pelqyeshme per njeri tjetrin do komunikojne e do flasin po si pelqyen e nuk kane interes nuk do flasin. Keshtu qe i nderuar kemi nje realitet qe nuk mund ta shohesh e ta kuptosh me instrumenta te nacionalizmit shqiptar por duhet ta shohesh me instrumentat bashkekohor te dy kombeve e dy shteteve qe kane interesat e tyre prioritet.

    1. Sdua te komentoj kaq shpesh e te behem i b ezdisshem por disa komentues qe flasin marrina(sic do thoshte Fishta) te detyrojne t’ua zhbesh propaganden/genjshetrat. Astrit, te pakten kij respekt per moshen qe ke dhe na verteto ato qe the, pra me thuaj ne cilin aktivitet paske qene dhe qe ska pas flamur(na thuaj emrin e aktiviteti jo emrin tend pa merak), perndryshe turp te t’vije qe genjen. E dyta, ne lidhje kombin kosovar, ketu mashtron edhe me rendeshem, sepse kane qene me pak se 5 persona qe e kane promovu dhe kane deshtu me kombin kosovar, dhe te genjesh sikur cdo dite e me shume ne Kosove qenka kombi kosobvar, dhe na e luan rolin e te zhgenjyerit kur vete ti sapo e perdor fjalen kosovar,eshte edhe me e papranueshme. E treta, ne ndeshjen ku luan Kosova, natyrisht qe me se shumti perdoren flamujt zyrtar te shtetit, (si kudo ne bote)por per fat te mire ne realitet raporti flamur kombtar /flamur shtetero eshte 95 me 5, pra edhe ketu mashtron.Dhe jo me larg se ne ndeshjen e fundit ne Greqi, tifozat kishin nje flamur shqiptar dhe nje te Ahtisarit.Po mire pse smerr mundimin ti dhe te ikesh n nje ndeshje te KoOves dhe merr nje flamur kuq e zi, apo ndoshta ishte ne Greqi dhe te pame?Ne lidhje me gardhet, gardhet po i ngrit Rama yt qe ti e idealizon me duket me shume se femijet e tu, dhe jo Kosova, dhe pa merak se po te mos ishte qe i duhen “kosovaret” per turiste e pare,i vinte jo gardh por edhe mur.Nje gjysme gardh ne fakt dhe e ka vene.
      Dhe ne lidhje me EnverRobelin, per shume gjera jam dakord me te, ashtu si per shume te tjera skam qene kurre dakord,e natyrisht as kur e paska krahasu Kurtin me Fadil Hoxhen.Nderkohe po pres nga ti Astrit pergjigjen e pyetjes, na thuaj emrin e atij evenimenti ose kij burrni dhe kerko falje per propaganden antikosovare qe po ben

    2. Astrit – po te kujtoj fjalimin ne SHBA te Xhafer Deves ne 1967 , ku thote , po e citoj : Kemi gabuar ne 1943 qe u munduam te ia bashkangjesim Kosoven Shqiperise , eshte dashur te punojm per shtetin e Kosves .
      Me kete dua te them se edhe Zogu me Hasan Prishtinen , skane patur mardhenie te mira , madje Zogu dergon vrasesin ne Selanik dhe e vret Hasan Prishtinen .
      As Fadili ska patur mardhenie te mira me Enverin .
      As Berisha me Rugoven , poashtu me Socialistet , por edhe ne P. Osmane , si Vilajete skemi qene bashke , dhe kemi patur dallime , tjeter eshte qe historianet tane mundohem te na i fshehin keto dallime , po edhe ne P.Bizantine kemi qene te ndare ne Princa , dhe kemi patur dallime , po ashtu edhe ne P.Romake kemi qene ne fise , me fjale tjera keshtu eshte kombi yne

  6. H. Rushiti,
    Ja ke fut nga “korneri”, themi ne shqiptarët në Kosovë ( në përkthim ja ke fut kot)
    Ti nuk di se ku jeton?Mos ndoshta, je kojshi me Baton Haxhi-mutin; apo në Mitrovicë kojshi me Nexh-mut Spahiun.
    Rrethi im – përfshi famije e ngushtë dhe e gjërë, miq, shokë dhe gjithë ata qi i njoh, i thonë vetes SHQIPTAR.

    1. Unë vet (origjinali ),Bravo per pergjigjen e merituar ndaj “Rushitit”,e mos ia kurse kurre sa here te shohesh qe ndonje Rushit apo me tjeter emer (se i ndryshon emrat ky)ben nje deklarate te tille,se keta “rushitat” duhet ti mbash nen vezhgim,se po nuk i nejte te koka,, rikthhen prape me emra te tjere.Une kam dyshu qe heren e pare, por ja e nxorri koken, dhe mu konfirmua dyshimi, qe ky gjoja H.Rushiti eshte spiun dhe antikosovar i flakte. Ka provuar shume emra, dhe per tu duk me serioz, me i besueshem i ka vendos gjoja nje mbiemer.Ka vite qe e luan kete loje ky monster. Rushit ndalo kete propagande se merremi dhe ndryshe me ty. Dhe nqs je Halil Matoshi akoma me keq per ty.Rri te te Tema se boll te del, ketu JO. Ketu as Mos provo

  7. Për H. Rushitin…..të fala mamit, gruas dhe gjithë gjinisë tënde femërore.
    Ti dhe soji yt këtë gjuhë e njihni më së miri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *