• |
ide | kryesore

Detajet/ 27-vjeçari humb jetën nga atentati, i vunë eksploziv makinës në Sauk

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të TEG-ut. Një i ri ka humbur jetën pas një atentati me eksploziv në makinë. Makina ka qenë në ecje kur u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Drejtuesi i mjetit, të cilit iu vu tritol, ka ndërruar jetë. Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, nuk mundi ti mbijetonte plagëve të rënda që mori.

Ndërkohë dyshohet se eksplozivi është vendosur më herët dhe ka shpërthyer me telekomandë. Kamerat e sigurisë por dhe dëshmitë do të ndihmojnë në zbardhjen e autorëve të vendosjes së lëndëve plasëse.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *