• |
ide | kryesore

Dhunë seksuale ndaj një 18 vjeçareje: futbollisti i Bundesligës arrestohet në Ibiza

-Instant, Sport



Një futbollist i Bundesligës është arrestuar në Ibiza nga policia spanjolle me akuzën e përdhunimit të një 18-vjeçareje. Lojtari u arrestua së bashku me një burrë tjetër, pasi e reja u tha oficerëve se ishte sulmuar seksualisht në një rezidencë në San Jose.

Agresioni i pretenduar ndodhi në orët e para të së mërkurës dhe dy personat u arrestuan më vonë gjatë ditës. Për momentin, raporton Daily Star, është e paqartë nëse të arrestuarit kanë dalë para një gjyqtari në një seancë të parë gjyqësore. Duhet pritur për të kuptuar nëse ata do të lirohen me kusht, në pritje të një hetimi penal, apo nëse do të qendrojnë në paraburgim.

Sulmi seksual i supozuar ndodhi në një vilë që ndodhet pranë Cova Santa, një shpellë e lashtë natyrore me një restorant të madh, kopsht pritjeje dhe klub ku planifikohen shfaqje dhe koncerte gjatë verës. Emri i futbollistit nuk bëhet i ditur, vetëm se ai së fundmi ka rinovuar kontratën me klubin e tij, i cili është një nga klubet më të suksesshme në Gjermani. Skuadra në fjalë ka fituar disa herë kampionatin kombëtar. Një zëdhënës i Gardës Civile konfirmoi sa vijon, në një deklaratë të shkurtër: “Dy shtetas gjermanë u arrestuan pasi një grua i tha policisë se ishte sulmuar seksualisht në Ibiza. Një hetim është duke u zhvilluar”.

Një burim më vonë tha se njëri nga personat është një futbollist që luan në Bundesligë. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta lokale Ibiza dhe po përhapet në mbarë botën. Disa gazetarë u përpoqën të kontaktojnë zyrtarët e gjykatës për një koment, por pa sukses. Shtypi gjerman nuk ka dhënë ende detaje mbi lajmin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *