• |
ide | kryesore

Drejtori Sportiv i Gjermanisë, Bierhoff, akuzon FIFA-n: “Çfarë kriteresh përdorni për organizimin e një Botërori?”

-Instant, Sport



Oliver Bierhoff hidhet në sulm mbi çështjen e të drejtave LGBT në Katar, vendi që do të presë Kupën e Botës 2022: “Trajtimi i homoseksualëve në Katar është absolutisht i papranueshëm”, tha hapur drejtori sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit gjatë një interviste për mediat e grupit Funke. Marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të paligjshme në Katar dhe ligji i dënon edhe me 7 vjet burgim. Një legjislacion që “nuk korrespondon në asnjë mënyrë me bindjet e mia”, theksoi Bierhoff.

Kritikat ndaj FIFA-s nuk kanë munguar asnjëherë vitet e fundit dhe ish-sulmuesi i Udineses dhe Milanit rriti dozën e akuzave: “Çfarë kriteresh përdor FIFA për caktimin e fazës finale të një Botërori? Besoj se përcaktimi i një turneu është arma më e fuqishme për të shtyrë drejt ndryshimeve thelbësore, por këto duhet të ndodhin përpara zgjedhjes së vendit pritës dhe jo më pas, përndryshe nuk kemi më mjete presioni, por në përgjithësi mendoj se është pozitive që ne të vazhdojmë të flasim për këto çështje jashtë fushës, për të ndërgjegjësuar opinionin publik”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *