• |
ide | kryesore

Drogë në mes të vreshtave, arrestohet 43-vjeçari në Berat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 43-vjeçar ka rënë në pranga pasi është konstatuar duke kultivuar lëndë narkotike në Berat. Pas kontrolleve të ushtruara nga policia, Roland Banajt iu gjetën fidanët e kultivuar të cilët u asgjësuan. Banaj mbillte kanabis mes vreshtave në oborrin e shtëpisë, ndërsa kishte gjendje edhe fara kanabisi gati për t’i kultivuar. Këto të fundit u sekuestruan nga blutë.

43-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kultivimi i fidanëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *