• |
ide | kryesore

Greqi, gruaja shqiptare gjendet e vdekur në banesën e saj, bashkëshorti në kërkim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 62-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit në një apartament në rrugën Tsopanakou në Gyzi (Greqi).

“Gruaja nga Shqipëria është gjetur e pajetë nga ambulancat e EKAB-it, të cilët janë njoftuar për trupin nga bashkëshorti i saj”, shkruan protothema.

Trupi i pajetë është gjetur në dhomën e gjumit të shtëpisë, ka të nxira, ndërsa në banesë nuk ka pasur shenja dhunimi. Bashkëshorti i saj, i cili ka njoftuar EKAB-in, nuk është gjetur dhe kërkohet nga autoritetet për të dhënë shpjegime, ndërsa po shqyrtohet mundësia e veprës penale.

Ndërkohë, sipas dëshmive bashkëshorti i saj, gjithashtu me origjinë shqiptare, ka vrapuar në shtëpinë ngjitur dhe ka kërkuar ndihmë nga një fqinj, i cili ka parë të vdekur 62-vjeçaren. Në fakt, burri me ndihmën e fqinjit të tij ka telefonuar EKAB-in.

Fqinjët e çiftit në Gyzi e cilësojnë burrin e viktimës si person që pinte shpesh dhe përfshihej në sherre. Megjithatë, ata theksojnë se nuk e kishin dëgjuar kurrë çiftin të ziheshin.

Ata thonë se gruaja kishte probleme të rënda shëndetësore dhe nuk përjashtojnë që vdekja e saj të ketë ardhur për shkaqe patologjike./Abc



2 Comments

  1. Sa e rendde. cdo dite marrim lajme per shume shqiptare me pak qe vriten e aksidentohen,pervec vdekjeve natyrale. Po shuhemi sikomb. Ngushellime familjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *